image Dy taksistë rrahen mes vete për një parking në Istog

Siguri

Dy taksistë rrahen mes vete për një parking në Istog

news image

Një parking i taksive u bë “mollë sherri” për dy taksistë në Istog, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se ata janë rrahur mes vete dhe kanë kërcënuar njëri-tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur për një parking.

Dy taksistët janë arrestuar dje rreth orës 14:40 dhe me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/