Xherdan Shaqiri ka marr vëmendje pas paraqitjeve në Kampionatin Evropian me Zvicrën, shkruan Sinjali Sport.
Sipas gazetës turke “Fotomaç”, skuadra e Galatasarayt është gati të bëjë një ofertë për Xherdan Shaqirin pasi ky i fundit është në listën e të preferuarve të trajnerit Fatih Terim.
Përpos Galatasarayt, e interesuar për kosovarin është edhe Lazio.
Shaqiri mahniti me formën e tij në “Euro 2020”, vlera e tij vlerësohet të jetë afro 12 milionë euro dhe skuadrat nga Stambolli dhe Roma ka nisur punën me ofertat e para.
Sipas artikullit të mediumit turk, menaxhmenti i Galatasarayt po mendon të bëjë një ofertë prej shtatë milionë eurosh Liverpoolit, pasi Shaqiri ka vetëm një vit kontratë me “The Reds”.
29-vjeçari në Itali luajti me Interin si i huazuar duke mos e gjetur formën e tij, ndërsa në Turqi ende nuk e ka provuar ndonjë aventurë. /Gazeta Sinjali Sporti/