Dy zyrtarë policorë ia kanë shpëtuar jetën një qytetari 60-vjeçar në Vushtrri, i cili po ngufatej.
Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur dy zyrtarë policorë kanë reaguar shpejtë pasi qytetarit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Falë reagimit të tyre, qytetarit i janë liruar rrugët e frymëmarrjes dhe gjendja e tij është stabilizuar.