Dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, për të cilët kishte urdhërarrest të lëshuar nga gjykata janë kapur dje nga policia.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njëri prej tyre u arrestua në 08:30 të mëngjesit në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Gazeta Sinjali mëson se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali të Prishtinës.
Ndërkaq, personi i dytë, sipas policisë u kap në fshatin Velezh të Prizrenit rreth orës 14:00 dhe u dërgua në mbajtje./Gazeta Sinjali/