image Dy persona kërcënohen me armë zjarri në Prishtinë

Siguri

Dy persona kërcënohen me armë zjarri në Prishtinë

news image

Rastet kur persona të ndryshëm kanosen dhe kur policia has në qytetarë që mbajnë armë pa leje janë në rritje e sipër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur dy kanosje me armë zjarri dhe 2 dy raste të armëmbajtjeve pa leje.

Një rast ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë dje rreth orës 07:30, ku policia ka arrestuar një person, pasi i njëjti e ka kanosur me armë zjarri një tjetër. Të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë dhe një sasi substancë narkotike e llojit marihuanë.

Një tjetër incident ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku, po ashtu në kryeqytet, dje rreth orës 16:00, pasi një person ka informuar se deri sa ishte në lëvizje me veturën e tij, është kanosur me armë nga një i dyshuar, por që policia nuk ka arritur të hasë në adresën e këtij të fundit.

Kurse, një rast i armëmbajtjes pa leje ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, dje pas mesnate, pasi policia e Kosovës ka ndalur një veturë me targa Belge, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se në stacionin policor janë dërguar 4 persona.

Ndryshe, Sinjali ka raportuar vazhdimisht për raste të tilla kur cenohet siguria e qytetarëve të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/