Një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar pasditen e së hënës në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të goditjeve që ka marrë nga dy të dyshuarit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.
Ndërkaq, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/