Mbrëmë rreth orës 22:56 është sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës mbrëmë kanë zhvilluar një aksion në rrugën “B” në Prishtinë për të parë nëse po respektohen masat antiCOVID, me ç ‘rast në një restorant kanë hasur në një numër të madh të qytetarëve.
Gazeta Sinjali nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes ka mësuar se dy persona e kanë sulmuar njërin nga policët.
Ndërsa, burime brenda policisë thonë se policit i është dashur të trajtohet për plagët që i janë shkaktuar nga të dyshuarit.