Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.
Me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;
47 raste të infektuar me Covid-19
41 kanë gjendje stabile
4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,
2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik./ Gazeta Sinjali/