image Dy motra rrihen në Lipjan, njëra tenton me thikë ta sulmojë tjetrën

Siguri

Dy motra rrihen në Lipjan, njëra tenton me thikë ta sulmojë tjetrën

news image

Një sulm mes motrave ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Lipjan. Rreth orës 19:50, ato u rrahën mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se madje njëra prej tyre, ka tentuar që me thikë ta sulmojë motrën e vet.

Sinjali mëson se e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor dhe gjatë intervistimit, është vërejtur se ka probleme psikike, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/