Dy kamionë janë larguar nga barrikada e cila tash e pesë ditë qëndron në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali nga burimet ka mësuar se kamioni i parë i cili ka braktisur barrikadën në kufirin e Bërnjakut ka arritur që ta kalojë kufirin dhe të dalë në Serbi.
Kurse, të njëjtat burime e kanë njoftuar Sinjalin se autoritetet kufitare serbe, shoferit të kamionit të dytë ia kanë ndaluar hyrjen me qëllim që ai të kthehet sërish në barrikadë.