image Dy hipopotam në kopshtin zoologjik belg rezultojnë pozitivë me COVID-19

Evropë

Dy hipopotam në kopshtin zoologjik belg rezultojnë pozitivë me COVID-19

news image

Dy hipopotam kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në kopshtin zoologjik të Antwerp në Belgjikë në ato që mund të jenë rastet e para të raportuara në specie, tha stafi i kopshtit zoologjik.

“Për dijeninë time, kjo është hera e parë në këtë specie. Në mbarë botën, ky virus është raportuar kryesisht te majmunët dhe macet e mëdhenj,” tha veterineri i kopshtit zoologjik, Francis Vercammen, raporton Reuters.

Koronavirusi mendohet se ka kaluar nga një kafshë te një njeri dhe është vërtetuar se ka kaluar nga njerëzit te kafshët.

Kafshët shtëpiake duke përfshirë macet dhe qentë janë infektuar pas kontaktit me pronarët e tyre, ndërsa në kopshtet zoologjike janë raportuar raste te kafshët si macet e mëdha, lundërzat, primatët dhe hienat./GazetaSinjali/