Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë.
Sipas njoftimit, gjoba e parë është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba e dytë është vendosur ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.
Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit.
Nga Komuna e Prishtinës është theksuar se inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!