image Dy boshnjakë tentojnë ta korruptojnë një polic të Kosovës me 15 euro

Siguri

Dy boshnjakë tentojnë ta korruptojnë një polic të Kosovës me 15 euro

news image

Një shtetas maqedonas dhe një tjetër serb, të dy të komunitetit boshnjak, janë shoqëruar në stacion policor, pasi që dyshohet se tentuan të korruptojnë një oficer kufitar të Kosovës me para, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit u arrestuan rreth orës 19:00 në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

Sipas këtyre burimeve, shtetasi i Serbisë ia ka ofruar një zyrtari policor 5 euro mito, ndërsa shtetasi i Maqedonisë së Veriut të njëjtit polic ia ka ofruar mito 10 euro.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet./Gazeta Sinjali/