Një femër e ka plagosur aksidentalisht vetën me pistoletë, dje rreth orës 13:11, në Prishtinë.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon e ka shkrepur pistoletën dhe e ka plagosur vetën, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pronarit të shtëpisë i është konfiskuar pistoleta me katër fishek, si dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.
Rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/