Është publikuar një audioincizim brenda manastirit të Banjskës, ku jashtë manastrit pati të shtëna me armë zjarri mes nje grupi kriminal të armatosur rëndë dhe Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polici dhe dy të tjerë u palgosën.
Në këtë audoincizim dëgjohet të shtëna me armë zjarri dhe dëgjohet disa persona duke biseduar në gjuhën serbe dhe ruse.
Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë rreth 30 persona të armatosur rëndë të cilët po e sulmojnë Policinë e Kosovës, teksa i kërkoi të dorëzohen.