image Droga po përdoret me të madhe në Kosovë, kapen në flagrancë edhe dy të rinj në Lipjan

Siguri

Droga po përdoret me të madhe në Kosovë, kapen në flagrancë edhe dy të rinj në Lipjan

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë. Pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në mesditë, ku një njësi policore ka ndaluar për kontroll rutinore dy të rinj në qytetin e Lipjanit, nën dyshimet se posedojnë gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, te dy të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë) zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se pas kontrollit, dy të rinjtë janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar, në cilësinë e të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, ndaj tyre me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/