Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se mospajtimet e ShBA-së dhe Qeverisë Kurti I, patën rolin e vet në prishjen e koalicioni qeverisës LDK-LVV, shkruan Gazeta Sinjali.
Selmanaj ka pyetur nëse ka ende dilema për atë që, sipas tij, LDK e ka thënë e ka stërthënë.
“A ka ende dilema?!!Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, ShBA-të. Neve nuk na besonit, po ambasadorit Kosnett?”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/