image Kosnett: Mospajtimet mes ShBA-së dhe Qeverisë Kurti luajtën rol në prishjen e koalicionit

Politikë

Kosnett: Mospajtimet mes ShBA-së dhe Qeverisë Kurti luajtën rol në prishjen e koalicionit

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Kallxo.com, ka thënë se është i qartë fakti që dallimet në qasje ndaj disa politikave të ShBA-së dhe Qeverisë Kurti kishte luajtur rol në ndarjen e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rënie të legjislaturës së gjashtë.

Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Kosnett gjithashtu ka thënë se rënia e Qeverisë Kurti ishte në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka shtuar tutje Kosnett.

Ambasadori amerikan në Kosovë ndër të tjera ka folur edhe për situatën aktuale të opozitës. Për ta, Kosnett thotë se po provojnë të tërheqin votues.

E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit. P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit”, ka deklaruar ndër të tjera ai. /GazetaSinjali/