Skuadra e Dritës ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me mesfushorin Bujar Shabani.
Drita ka njoftuar se palët e kanë vazhduar marrëveshjen deri në vitin 2023.
“Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin. Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv. Drejtori i përgjithshëm i klubit njëherit edhe drejtor sportiv z.Valon Zymberi”, thuhet në njoftim.
Bujar Shabani është te skuadra e Dritës qe tri vjet./Sinjali/
Postimi i plotë i skuadrës në Facebook: