Drita është shumë afër kualifikimit për në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.
‘Bardhekaltrit’ i kanë realizuar tre gola në 51 minuta lojë ndaj Inter Turkut, duke u afruar drejt kualifikimit të këtij raundi.
Simonovski hapi sfidën në minutën e 2-të për t’i dhënë avantazhin fillestar Dritës, ndërkohë që Armend Muja realizoi dy gola për dy minuta (49′ 51′), për ta trefishuar epërsinë e Dritës.