image Drita me risi në futbollin kosovar, komunikimin me mediat sikurse skuadrat evropiane

Futboll

Drita me risi në futbollin kosovar, komunikimin me mediat sikurse skuadrat evropiane

news image

Klubi i futbollit, FC Drita, ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Facebook se do të sjellë risi të reja në komunikim me mediat për stinorin e ri.

Ata kanë njoftuar se në edicionin e ri të Superligës, “Intelektualët” do të mbajnë konferencë për media dhe do të jetë e hapur për të gjithë gazetarët e interesuar.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Dritës:

NJOFTIM PËR MEDIA

FC DRITA ju njofton se në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një risi në komunikim me mediat dhe publikun.

Zyra për informim ju njofton se para çdo ndeshje kampionale, FC DRITA do të mbajë konferencë për media dhe është e hapur për të gjithë gazetarët e interesuar.

FC DRITA ju falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt me klubin, ndërsa tani e tutje do të realizojmë edhe një hap drejt transparencës dhe informimit të opinionit për të rejat që lidhen me klubin tonë, duke synuar gjithmonë të vërtetën dhe informimin e drejtë.

Në këto konferenca do të paraqiten kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, futbollistët apo zyrtarët e klubit, të cilët do të përgjigjen drejtpërdrejtë në pyetjet/interesimet e gazetarëve.

Konferenca e parë do të jetë ajo e së premtës, në ora 14:00, një ditë para ndeshjes ndaj KF Feronikelit, ku FC DRITA  nis edicionin e ri si nikoqire në stadiumin “Selami Osmani – BEZI”, në Gjilan.

FC DRITA edhe njëherë ju falënderon për bashkëpunimin.

Jeni të mirëseardhur!

/Gazeta Sinjali Sporti/