Bashkimi e ka mundur Dritën, në takimin që u zhvillua në Prizren, për shkak të problemeve të gjilanasve me palestrën.
Prizrenasit shënuan fitore me shifrat 83:112 (16:24, 29:27, 20:36, 18:25), në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Te Drita u dalluan Qëndrim Demi me 29 pikë e 10 kërcime dhe Isaiah Johnson me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Andi Shehu me 22 pikë e 10 kërcime, Julien Lewis me 20 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Bunjaku me 24 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.
Drita e përfundon stinorin vjeshtor me 14 humbje në 14 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Bashkimi ka tetë fitore dhe gjashtë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/