image Drita humb miqësoren ndaj Shkupit, mbyll parapërgatitjet në Ohër

Futboll

Drita humb miqësoren ndaj Shkupit, mbyll parapërgatitjet në Ohër

news image

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në Ligën e Konferencës, Drita ka zhvilluar sot një miqësore me Shkupin.

Ndeshja u zhvillua në Ohër, teksa fitore shënoi skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Shkupjanët e fituan këtë ndeshje me rezultatin 2-1. Për skuadrën e Dritës golin e vetëm e shënoi përforcimi i verës, Marko Simonovski.

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore dhe e fundit për Dritën në Ohër.

Klubi gjilanas sot do të rikthehet në Kosovë. /Gazeta Sinjali Sporti/