Drita do të debutojë sot në Ligën e Konferencës.
Skuadra nënkampione ndeshjen e rrethit të parë në Ligën e Konferencës do ta zhvillojë ndaj skuadrës finlandeze Inter Turku.
Në ndeshjen e parë, Drita do ta viziojë Inter Turkun në Finlandë, në duelin që zhvillohet sot nga ora 17:00, teksa ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 12 korrik nga ora 20:00.
Skuadra gjilanase nuk konsiderohet favorite për këtë sfidës, teksa kompanitë e basteve e kanë favorizuar dukshëm skuadrën finlandeze për duelin e parë, shkruan Sinjali Sport.
Sipas ‘Bet365’, Inter Turku ka kuotën 1.61 për fitore sot, kurse Drita kuototet me 5.00 për fitore, gjersa barazimi ka kuotën 3.60.