image Drita bindshëm fiton ndaj Dukagjinit, e mbyll javën në pozitën e tretë

Futboll

Drita bindshëm fiton ndaj Dukagjinit, e mbyll javën në pozitën e tretë

news image

Drita dhe Dukagjini mbyllën sot xhiron e 16-të në elitën e futbollit kosovar, raporton Sinjali Sport.

Intelektualët triumfuan bindshëm në stadiumin e qytetit në Gjilan ndaj skuadrës nga Klina, me rezultat 4-0.

Arbnor Muja me dy gola dhe Ilir Blakçori e Ardit Tahiri me nga një tjetër realizuan për fitoren e ekipit të tyre.

‘Bardhekaltrit’ pozicionohen në vendin e tretë pas kësaj sfide me 28 pikë të mbledhura, gjersa mysafirët gjenden të parafundit në renditjen tabelare me 16 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/