Drita dhe Dukagjini mbyllën sot xhiron e 16-të në elitën e futbollit kosovar, raporton Sinjali Sport.
Intelektualët triumfuan bindshëm në stadiumin e qytetit në Gjilan ndaj skuadrës nga Klina, me rezultat 4-0.
Arbnor Muja me dy gola dhe Ilir Blakçori e Ardit Tahiri me nga një tjetër realizuan për fitoren e ekipit të tyre.
‘Bardhekaltrit’ pozicionohen në vendin e tretë pas kësaj sfide me 28 pikë të mbledhura, gjersa mysafirët gjenden të parafundit në renditjen tabelare me 16 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/