image Drita bën "dritë" në "Fadil Vokrri"

Futboll

Drita bën “dritë” në “Fadil Vokrri”

news image

Ka përfunduar pa gola ndeshja e parë mes Dritës dhe Feyenoord, e cila është e vlefshme për fazën kualifikuese të Europa Conference League.

Edhe pse skuadra holandeze ishte favorite, ajo nuk arriti të shënojë kundër ekipit gjilanas, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Gjithçka mbetet e hapur për përballjen e ardhshme, e cila do të zhvillohet pas një jave në “De Kuip”, ku edhe do të zbulohet se cili ekip do të shkojë tutje./Gazeta Sinjali Sporti/