Gjatë pasdites së djeshme në fshatin Abri e Epërme të Drenasit një sipërfaqe e hamullorëve është përfshirë nga zjarri.
Një burrë dhe një grua kanë raportuar në polici se nga zjarri i përfshirë i janë djegur edhe 4 koshere me bletë, 30 koshere të vogla dhe tri shtylla elektrike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/