image Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë flet për 38-vjeçarin që vdiq nga koronavirusi sot

Shëndetësi

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë flet për 38-vjeçarin që vdiq nga koronavirusi sot

news image

Një 38-vjeçar nga Prishtina, i cili vdiq sot nga koronavirusi, është personi më i ri në Kosovë që ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se nuk ka informacion nëse 38-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Nuk kemi të dhëna tjera apo informacione të tjera rreth këtij rasti. Praktikisht janë ato të dhëna të cilat kanë dalë në formë zyrtare në raporton e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ende nuk kemi informacione nga IKSHPK apo Klinika në të cilët është trajtuar nëse është trajtuar në institucion”, tha Gashi për RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Gashi ka kërkuar rishikim të masave për kryeqytetin, pasi që vlerëson se numri i madh i rasteve të reja është për shkak të numrit të madh të testimeve, krahasuar me komunat e tjera të vendit.

“Sot kemi 303 raste pozitive të identifikuara nga 780 testime të cilat janë realizuar ditën e sotme. Tre ditët e fundit janë testuar në nivel vendi rreth pesë mijë qytetarë e nga Prishtina këto tre ditët e fundit, nga e shtuna deri sot kanë qenë 2 mijë e 100 raste nga kryeqyteti. Gjithsej prej këtyre rasteve kanë rezultuar që të jenë 600 raste pozitive.

Faktikisht kjo i bie që të jetë 30 për qind e rasteve në total që nëse shihet në nivel vendi nga numri total i testimeve i bie që praktikisht 30 për qind e rasteve në përgjithësi në nivel vendi dalin pozitive.

Praktikisht kjo ka qenë ajo që ka reaguar kryetari Ahmeti dhe ne që masat duhet të merren në nivel vendi dhe jo selektive sepse në Prishtinë është numri i testimeve më i madh dhe për këtë jemi shumë të lumtur që mundemi të testojmë”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/