image Drejtori i QKMF-së në Lipjan e mohon se pati neglizhencë në rastin e trajtimit të 56-vjeçarit

Shëndetësi

Drejtori i QKMF-së në Lipjan e mohon se pati neglizhencë në rastin e trajtimit të 56-vjeçarit

news image

Gjatë ditës së djeshme një 56-vjeçar dyshohet se ka vdekur si pasojë e neglizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Në lidhje me këtë rast drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale, Shkelzen Hajdini ka suspenduar mjekun e përgjithshëm, Faruk Gashi, pasi që i njëjti dyshohet për neglizhencë dhe papërgjegjësi, kur i kishte thënë të ndjerit që EKG ishte jashtë funksionit.

Mirëpo, një arsyetim i tillë po mohohet nga drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi, kështu ka thënë për Gazetën Sinjali.

“Nuk është punë e neglizhencës. Ligjërisht është duke u hetuar nga Policia e Kosovës se a ka pasë neglizhencë, pra mbetet ata me vendos se a ka pasë a s’ka pasë”, deklaroi ai.

“Mbetet me u hetu se qysh ka ardhë, qysh është trajtu dhe të gjitha mbeten në proces të vlerësimit”, shtoi Krasniqi.

njoftimin e Komunës për suspendimin e Gashit, ndër të tjera paralajmërohet se “Askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve”.

Për këtë rast hetime ka filluar Policia e Kosovës, e cila në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësor, pasi që vdekja është cilësuar si e dyshimtë./GazetaSinjali/