Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se tezja dhe djali i tezes së Valdete Bllacës e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për rastin tragjik ku mbetën të vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund policja.
Qalaj ka thënë se policja e cila dyshohet se vrau vetën ishte e shoqëruar nga tezja dhe djali i tezes. Sipas tij, policja Valdete Bllaca është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kemi dëshmi se ka qenë në shoqëri të familjarëve të saj në një nga lokalet në Gjilan dhe pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes. Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve.
Në atë moment, ata e kanë thirrë policinë. Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”, ka thënë Rashit Qalaj. /Gazeta Sinjali/