image Drejtori i Policisë tregon nëse pati incidente gjatë faljes së Bajramit

Siguri

Drejtori i Policisë tregon nëse pati incidente gjatë faljes së Bajramit

news image

Bashkësinë Islame, me rastin e festës së Kurban Bajramit e vizitoi edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë si dhe dha lajmin se falja e Namazit të Bajramit ka kaluar pa asnjë incident, raporton Sinjali.

“Ne sot kemi pasur aktivitete policore në mënyrë që falja të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo meritë i takon popullit, ne lutemi që edhe ditët në vazhdim të shkojnë me gëzim”, tha Qalaj.