Në mëngjesin e sotëm Njësia e Reagimit të Shpejt e policisë kufitare është sulmuar sërish në Zupçe të Zubin Potokut.
Sulmi është kryer me armë të zjarrit.
Sulmi i së martës është i gjashti me radhë ku sulmohen njësitet e policisë kufitare.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës Ragip Bunjaku, tha në emisionin në Klan Kosova se policia do të përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale sulmeve që bëhen ndaj tyre.
“Policia e Kosovës duke u bazuar në Ligjin mbi policinë por edhe në rregulloret e brendshme çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo sulmi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj sulmeve që po bëhen”.