Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirsus.
Berisha-Muharremi ka thënë se pas këtij lajmi, është testuar i gjithë stafi i kësaj klinike.
“Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjike ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me Covid-19, te premtën doli pozitiv me virusin Covid-19, kerkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo po ashtu ka thënë se nuk ka asnjë shenjë klinike.
“Para pak qasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnje shenje klinike as ankesa” është shprehur Berisha-Muharremi”, është shprehur ajo.
Gjithashtu ajo ka lutur të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me të pa maska, të vetizolohen./GazetaSinjali/