image Drecun: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave, justifikim i Prishtinës për ndërhyrje në veri - Sinjali

Drecun: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave, justifikim i Prishtinës për ndërhyrje në veri

news image

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka parashikuar operacionet të tjera të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Ai ka përmendur se edhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave nga institucionet e Kosovës është bërë me një qëllim.

“Ndalimi i prodhimit të bitcoin është justifikim për inkursion në veri”, është shprehur Drecun për RTS.

Më tej Drecun ka vazhduar duke thënë se serbët në pjesën veriore jetojnë në frikën e ndërhyrjes së njësisë speciale./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin