image Dr. Fauci jep lajmin e keq: Koronavirusi nuk do të zhduket kurrë

Shëndetësi

Dr. Fauci jep lajmin e keq: Koronavirusi nuk do të zhduket kurrë

news image

Eksperti amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci, është shprehur se nuk beson që koronavirusi do të zhduket ndonjëherë, ndërsa shton se rastet e infeksionit po vazhdojnë të rriten çdo ditë.

Gjatë një diskutimi me TB Alliance, një organizatë jofitimprurëse që hulumton trajtimet për tuberkulozin, Fauci shpjegoi se nuk e sheh pandeminë e COVID-19 ‘duke u zhdukur ashtu si ndodhi me SARS-in’.

“Arsyeja që them është se koronavirsi ka aftësi për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu saqë unë mendoj se në fund të fundit do ta kemi nën kontrollë,” tha Fauci. “Unë nuk mendoj se do të zhduket ndonjëherë”.

“Mendoj se me një kombinim të masave të duhura të shëndetit publik, një shkallë të imunitetit global të tufave dhe një vaksinë të duhur – të cilën shpresoj dhe jam optimist se do e kemi gati, bëjnë që virusi të mbahet nën kontrollë”, deklaroi ai.

SHBA-të janë shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 DHE kanë më shumë se 3.9 milionë raste të konfirmuara./Gazeta Sinjali/