image Dortmundi i fortë për Besiktasin, Haaland vazhdon të shënojë

Futboll

Dortmundi i fortë për Besiktasin, Haaland vazhdon të shënojë

news image

Borussia Dortmund starton edicionin e ri në Champions League me fitore, shkruan Sinjali Sport.

Gjermanët mposhtën si mysafir Besiktasin me rezultat të pastër 1-2.

Dy yjet e ekipit, Bellingham dhe Haaland realizuan golat për skuadrën e Roses.

Francisco Montero realizoi golin e nderit për vendasit.

Dortmundi bën pjesë në grupin C, ku ka edhe Ajaxin e Sporting Lisbonën kundërshtar.

Takimi tjetër që u luajt në orarin prej 18:45, ishte mes Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk.

Skuadra e Tiraspolit debutoi në Ligën e Kampionëve me fitore prej 2-0.

/Gazeta Sinjali Sporti/