image Dorëzohet Republika Islamike e Iranit, në rishikim ligji që obligon vënien e shamisë për gratë

Botë

Dorëzohet Republika Islamike e Iranit, në rishikim ligji që obligon vënien e shamisë për gratë

news image

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se do të rishikonin një ligj prej dekadash që kërkon që gratë të mbajnë shaminë, pasi vendi po përpiqet të shtypë më shumë se dy muaj protestat të lidhura me kodin e veshjes.

“Si parlamenti dhe gjyqësori po punojnë për këtë çështje, nëse ligji ka nevojë për ndonjë ndryshim”, tha të shtunën prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri.

Ai nuk specifikoi se çfarë mund të modifikohet në ligj nga dy organet, të cilat të dyja janë kryesisht në duart e konservatorëve.

Protestat filluan më 16 shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një 22-vjeçare iraniane me origjinë kurde, e arrestuar nga policia e moralit për dyshimin se ka shkelur ligjin e bazuar në sheriat.

/GazetaSinjali/