Një person është paraqitur ditën e djeshme në Stacionin Policor në Prishtinë pasi që në muajin shtator të vitit të kaluar kishte kërcënuar një gazetar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari përmes rjeteve sociale kishte kanosur një gazetar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
“Prishtinë (NN) 07.09.2020-16:25. Më datën 06.01.2021 është paraqitur në polici i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.