image Donjeta Sadiku stoliset me medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit "Balkan" në Bullgari

Sporte Luftarake

Donjeta Sadiku stoliset me medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit “Balkan” në Bullgari

news image

Donjeta Sadiku nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen finale në turneun ndërkombëtar të boksit “Balkan”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Pas dy fitoreve, Sadiku u mund në finale nga Shona Whitwell e Britanisë së Madhe, kategoria -60 kg.

Kësisoj, Sadiku në fund u stolis me medaljen e argjendtë në Sofje.

/GazetaSinjaliSport/