image Federata e Boksit e zhgënjyer për mos-pjesëmarrjen në Indi: Sadiku ishte favorite për të fituar medalje atje

Sporte të tjera

Federata e Boksit e zhgënjyer për mos-pjesëmarrjen në Indi: Sadiku ishte favorite për të fituar medalje atje

news image

Federata e Boksit të Kosovës, pas reaguar për herë të parë, pasi boksieres Donjeta Sadikut, nuk iu mundësua që të garojë në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Indi.

FBK ka thënë se janë të zgjënjyer, pasi Sadiku ishte favorite për të fituar medalje.

“Për ne si federatë, por edhe për boksieren, e cila ishte favorite për të fituar sërish medalje, është zhgënjim i madh, sidomos me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA), e cila lejoi që për herë të tretë i njëjti vend të diskriminojë boksieren tonë, duke ia mohuar pjesëmarrjen me të drejta të barabarta si sportistët tjerë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.

Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.

/GazetaSinjaliSport/