image Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

Basketboll

Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

news image

Sot, në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgaris,ë në ring për titullin të Kampiones  Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku, kundër boksieres nga Ukrania, Dovgal Tetiana.

Donjeta bëri boks të mirë gjatë tre raundeve dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren.

Në raundin e dytë e solli në nokdaun, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe u stolis me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike 2023.

Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi 5 medalje;1 medalje të artë Donjeta Sadiku dhe 4 të bronzëta 54kg.Bashkim Bajoku, 67kg.Shpetim Bajoku, 71kg.Patriot Behrami dhe 86kg. Taulant Jakupi.

Po ashtu gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, u shpërblye me mirënjohje për ndarje të drejtësinë në këtë Kampionat Ballkanik.

/GazetaSinjaliSport/