image Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Evropian të boksit

Sporte Luftarake

Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Evropian të boksit

news image

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka mposhtur rumunen Andrea Loredana Marin, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian, duke kaluar në gjysmëfinale dhe duke siguruar medalje.

Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).

Donjeta po garon në kategorinë 60 kilogramë, në kampionatin që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.

/GazetaSinjali/