image Boksierja Sadiku e nis mbarë garën në Lojërat Evropiane, triumfon me vendim unanim të gjyqtarëve

Sporte Luftarake

Boksierja Sadiku e nis mbarë garën në Lojërat Evropiane, triumfon me vendim unanim të gjyqtarëve

news image

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksierja kosovare shënoi fitore ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Sadiku, kategoria -60 kg, dominoi në të tria raundet, për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët.

Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka i duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024.

Pas rreth gjysmë ore, garon Shpejtim Bajoku në kategorinë 63.5 kg.

/GazetaSinjaliSport/