image Donjeta Sadiku do të përballet me britaniken Caroline Duboi, në Lojërat Olimpike 2020

Sporte Luftarake

Donjeta Sadiku do të përballet me britaniken Caroline Duboi, në Lojërat Olimpike 2020

news image

Sot është hedhur shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Këto lojëra boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, do t’i fillojë me përballjen e saj kundër Caroline Dubois nga Britania e Madhe.

Aktualisht, 20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja.

Sadiku normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.

Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, ishte i pranishëm në short dhe tha se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 06:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë./Gazeta Sinjali Sporti/