Sot është hedhur shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Këto lojëra boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, do t’i fillojë me përballjen e saj kundër Caroline Dubois nga Britania e Madhe.
Aktualisht, 20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja.
Sadiku normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.
Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, ishte i pranishëm në short dhe tha se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 06:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë./Gazeta Sinjali Sporti/