Gazeta Sinjali dje publikoi pamje skandaloze të keqtrajtimit të një 18 vjeçari në vitin 2018 nga Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, teksa vazhdimisht ka filmuar ngjarjen me telefon.
Reagime të ashpra lidhur me këtë rast ka edhe nga figurat publike, e njëri ndër ta është edhe reperi Don Xhoni.
Ky i fundit publikoi në InstaStory një pamje të videos, duke reaguar me kritika dhe sharje ndaj policit në fjalë, të cilit njëherësh i ka dërguar edhe një porosi.
“Sante mi keni kapur tre havera të mahallës duke u munduar ta mbajnë familjen e vet. Kur erdha i pash me duar lidhur, më zuri toka. Respekt për Policinë e Kosovës, por çdo polic që ushtron dhunë vetëm pse mundet shkaku i pozitës nuk sillet si njeri pa marr parasysh shkakun. Ja q***a familjen nuk po flas për krejt po vetëm për individ që e njollosin uniformën e shtetit. Gjithashtu e përshëndes njërin prej tyre që e sheh këtë storje, e di që gjithmonë e ka pasur ëndërr të më arrestojë e s’ka mundur kurrë. Të fala ke e robt t’i q***a”, ka shkruar në InstaStory reperi.
Ajo çfarë e bën edhe më skandal këtë krim është se video-incizimi i keqtrajtimit ishte shpërndarë nga vetë Haris Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë, në mesin e tyre një rreshter dhe një toger, mirëpo asnjëri nga këta, asnjëherë, nuk kishte reaguar e as denoncuar krimin e kolegëve të tij.
Krimi i Haris Kelmendit jo vetëm që nuk u parandalua, por viktima u shndërrua në objekt talljeje dhe argëtimi edhe për zyrtarët tjerë policorë që e filmuan goditjen.