Dje në rrjetin social, TikTok ka qarkulluar një video ku shihet se si një djalë del nga vetura dhe i vërsulet një tjetri.
Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës, mirëpo deri tani të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Mirëpo burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se mbrëmë rreth orës 22:00, i dyshuari është identifikuar.
Ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 300 euro për shkak se e ka prishur rendin dhe qetësinë.