Një baba ka raportuar dje në polici se i biri i tij është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, djali ishte larguar nga shtëpia që gjendet në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren dhe nuk është kthyer më.
“Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 07.10.2020-17:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/