image Dogana: Vaji ushqimor sivjet u importua me çmim prej 1.22 deri 1.45 euro

Financa

Dogana: Vaji ushqimor sivjet u importua me çmim prej 1.22 deri 1.45 euro

news image

Pas ngritjes së hovshme të çmimeve, Dogana e Kosovës ka dalë me një sqarim ku tregon se vaji ushqimor është importuar në Kosovë me vlerë prej 1.22 deri në 1.45 euro.

Sipas Doganë, në periudhën janar-shkurt të këtij viti në Kosovë u importuan 3.3 milionë litra vaj të papërpunuar.

“Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent“, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ndërsa në vitin 2021 janë importuar 17.7 milionë litra vaj të përpunuar luledielli dhe 5 milionë litra vaj të papërpunuar.

Çmimi i vajit në janar të 2021-s ishte 1.11 euro ndërsa në dhjetor shënoi rritje deri në 1.44 euro për një litër.

“Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%. Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim“, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/